Komiteti për Pakicat Kombëtare, në zbatim të ligjit nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, VKM-së nr. 845, datë 26.12.2024, si dhe Procedurës së Brendshme “Për përzgjedhjen e përfaqësuesve nga shoqëria civile në Komisionin për Njohjen e Pakicave Kombëtare”, shpall thirrjen për shprehje interesi për përzgjedhjen e përfaqësuesve nga radhët e shoqërisë civile.
- Kriteret e aplikimit dhe përzgjedhjes
- Të ketë mbështetje nga një organizatë jofitimprurëse e regjistruar dhe që ushtron veprimtari në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Të ketë eksperiencë të dokumentuar në fushën e të drejtave të njeriut, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave kombëtare.
- Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesë/shprehje interesi për pjesëmarrje në procedurë;
- Dokument që provon regjistrimin dhe statusin juridik të organizatës;
- Kopje të statutit dhe/ose aktit të themelimit, sipas rastit;
- Letër mbështetëse nga shoqata për propozimin e kandidatit;
- CV të kandidatit të propozuar;
- Dokumentacion mbështetës që provon eksperiencën dhe veprimtarinë e organizatës dhe kandidatit në fushat përkatëse;
- Afati dhe mënyra e aplikimit
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 4 nëntor, ora 16:30, në mënyrë elektronike në adresën [email protected], dhe fizikisht pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare, në adresën: Rruga e Durrësit, nr. 27, Tiranë.
Aplikimet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk pranohen.
- Vlerësimi dhe përzgjedhja
Aplikimet do t’i nënshtrohen kontrollit administrativ dhe më pas vlerësimit me pikë nga grupi i punës, sipas kritereve dhe sistemit të pikëzimit të miratuar. Në përfundim, grupi i punës harton raportin e vlerësimit dhe i përcjell titullarit 2 (dy) kandidatët me pikët më të larta. Titullari shqyrton raportin dhe merr vendim brenda 5 (pesë) ditëve pune nga dorëzimi i tij, sipas procedurës së miratuar.
- Transparenca
Procedura zhvillohet mbi parimet e transparencës, paanësisë, barazisë, verifikueshmërisë dhe dokumentimit. Dokumentacioni dhe aktet e procedurës administrohen dhe arkivohen nga Komiteti për Pakicat Kombëtare.









