NJOFTIM PËR SHPREHJE INTERESI.Për përzgjedhjen e përfaqësuesve nga shoqëria civile në Komisionin për Njohjen e Pakicave Kombëtare(Postuar më 26 Tetor 2026)

Komiteti për Pakicat Kombëtare, në zbatim të ligjit nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, VKM-së nr. 845, datë 26.12.2024, si dhe Procedurës së Brendshme “Për përzgjedhjen e përfaqësuesve nga shoqëria civile në Komisionin për Njohjen e Pakicave Kombëtare”, shpall thirrjen për shprehje interesi për përzgjedhjen e përfaqësuesve nga radhët e shoqërisë civile.

  1. Kriteret e aplikimit dhe përzgjedhjes
  • Të ketë mbështetje nga një organizatë jofitimprurëse e regjistruar dhe që ushtron veprimtari në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  • Të ketë eksperiencë të dokumentuar në fushën e të drejtave të njeriut, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave kombëtare.
  1. Dokumentacioni i kërkuar
  • Kërkesë/shprehje interesi për pjesëmarrje në procedurë;
  • Dokument që provon regjistrimin dhe statusin juridik të organizatës;
  • Kopje të statutit dhe/ose aktit të themelimit, sipas rastit;
  • Letër mbështetëse nga shoqata për propozimin e kandidatit;
  • CV të kandidatit të propozuar;
  • Dokumentacion mbështetës që provon eksperiencën dhe veprimtarinë e organizatës dhe kandidatit në fushat përkatëse;
  1. Afati dhe mënyra e aplikimit

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 4 nëntor, ora 16:30, në mënyrë elektronike në adresën [email protected], dhe fizikisht pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare, në adresën: Rruga e Durrësit, nr. 27, Tiranë.

Aplikimet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk pranohen.

  1. Vlerësimi dhe përzgjedhja

Aplikimet do t’i nënshtrohen kontrollit administrativ dhe më pas vlerësimit me pikë nga grupi i punës, sipas kritereve dhe sistemit të pikëzimit të miratuar. Në përfundim, grupi i punës harton raportin e vlerësimit dhe i përcjell titullarit 2 (dy) kandidatët me pikët më të larta. Titullari shqyrton raportin dhe merr vendim brenda 5 (pesë) ditëve pune nga dorëzimi i tij, sipas procedurës së miratuar.

  1. Transparenca

Procedura zhvillohet mbi parimet e transparencës, paanësisë, barazisë, verifikueshmërisë dhe dokumentimit. Dokumentacioni dhe aktet e procedurës administrohen dhe arkivohen nga Komiteti për Pakicat Kombëtare.

 

Njoftim shprehje interesi_KPK

en_USEN