Pakica Kombëtare Rome

Romët kanë banuar në territorin e Shqipërisë

sipas studimeve të shumta të paktën që nga fund shekulli i 14-të. Ne Shqiperi, ligjërishtë janë njohur si pakicë Kombëtare, sipas ligjit 96/2017 Historikisht komuniteti rome ka zhvilluar tradita, dialekte dhe struktura shoqërore të dallueshme që kanë mbijetuar pavarësisht presioneve të vazhdueshme për t’u asimiluar.

Mungesa e të dhënave të shkruara ka bërë që origjina e popullit rom për shumë kohë të ishte e paqartë. Analiza gjuhësore e cila filloi në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe e konfirmuar nga gjuhëtarë të shquar të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ka qenë prova e parë e padiskutueshme për origjinën qe lidhet me Indine e viteve te emigracionit të parë Rome nga ato territore, ,jo me ato  të popullsisë indiane aktuale.

Ardhja e Romëve në

kontinentin evropian

u zhvillua në disa pjesë kohore, si rezultat i një migrimi të madh në mes të shekujve të nëntë dhe të pesëmbëdhjetë. Janë nisur nga veri-perëndimi i Indisë dhe falë ndikimit që gjuhët e disa popujve të Azisë dhe të Ballkanit kanë pasur në gjuhën e romëve ka qenë i mundur rindërtimi i lëvizjeve të tyre.

Gjuha e Folur

Gjuha e folur nga ana e minoritetit rom është romishtja, një gjuhë në proces standardizimi që është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për identitetit rom. Analizat gjuhësore arritur të përcaktojnë që gjuha rome bën pjesë në familjen indo-evropiane.

Gjuha e tyre, romanes, ka pësuar ndikime të mëdha persiane dhe armene, gjë e cila tregon se romët kanë kaluar nëpër këto vende. Më pas, për shkak të pushtimit turk, romët e Armenisë u ndanë në tre grupe duke udhëtuar në tre drejtime të ndryshme: në drejtim të jugut për në Egjipt, në veri të Detit të Zi dhe në perëndim drejt Perandorisë Bizantine. Këto të fundit janë ata që janë shpërndarë në të gjithë Europën dhe fjalori me fjalë nga greqishtja dëshmon për një periudhë relativisht të gjatë të kaluar në Perandorinë Bizantine.

Simbolet e Miratuara

Në vitin 1971, në Londër u zhvillua Kongresi i Parë Botëror i Romëve në të cilin u miratuan simbolet e këtij minoriteti.

  1. Termin zyrtar identifikues “Rom”, i cili u vendos dhe përjashtimin e termave të përdorur deri në atë kohë në formë diskriminues dhe ofenduese, si Gypsy apo Tsigan
  2. Flamurin rom me tre elementë: ku në të gjejmë rrotën ose chakra, në pjesën e poshtme ngjyrën jeshile, që ka kuptimin , e fushave dhe të pyjeve që romët kanë kaluar dhe kalojnë në rrugëtimin e tyre, dhe në pjesën e sipërme ngjyrën bojë qielli, që përfaqëson qiellin, aty ku flenë dhe jetojnë romët.
  3. Himnin rom: vargjet “Gelem, Gelem”, në shqip “Shkuam, shkuam”, me titullin origjinal “Opre Roma”, u kompozuan në vitin 1949 nga kompozitori rom Zarko Jovanovi
  4. Ngritjen e institucioneve si Këshilli, Sekretariati i Përgjithshëm dhe Komisionet, që kanë të bëjnë me krimet e luftës, kushtet sociale, arsimore, si dhe gjuha dhe kultura rome;

Datat e shënuara për Romët

  • 6 Maji Erdelezit
  • 8 Prilli qe eshte dita nderkombetare e Romeve
  • Në 8 Prill te vitit 1971, në Londër u zhvillua Kongresit i Parë Botëror i Romëve në të cilin u miratuan simbolet e këtij minoriteti
  • 16 Maj Dita e Rezistencës së Romëve
  • 2 Gushti Dita e Holokaustit të Romëve
  • 5 Nëntori Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome

Pakica

Kombëtare

Rome

    sqSQ