Pakica Kombëtare Maqedonase

Pakica kombëtare maqedonase në Shqipëri përbën një

nga komunitetet më të vjetra dhe më të strukturuara në vend, me rrënjë të thella historike, kulturore dhe shoqërore në zonat lindore të territorit shqiptar. Prania e tyre dokumentohet që nga fillimi i shekullit XX, veçanërisht në zonën e Prespës (sot Komuna Pustec), Gollobordës, Kërçishtit dhe disa fshatra në qarkun e Kukësit. Pas Traktatit të Versajës më 1919, një pjesë e popullsisë maqedonase mbeti brenda kufijve të Shqipërisë, duke ruajtur identitetin, gjuhën dhe traditat e veta.

Pakica kombëtare maqedonase është e përqendruar në rreth 50 fshatra përgjatë

kufirit shqiptaro-maqedonas në zonën e Prespës në Bashkinë Pustec, në fshatin Vërnik në Bashkinë Devoll, në zonën e Gollobordës, në Bashkitë Librazhd dhe Bulqizë, në fshatrat Herbel dhe Kërçisht i Epërm dhe i Poshtëm në Bashkinë e Peshkopisë si dhe në zonën e Gorës në Bashkinë Kukës.

Pakica maqedonase u njoh zyrtarisht nga shteti shqiptar pas vitit 1945 në shenjë

mirënjohjeje për kontributin e saj të drejtpërdrejtë në Luftën Nacionalçlirimtare. Maqedonasit e Prespës dhe Gollobordës morën pjesë në njësi partizane dhe ndihmuan në përpjekjet për çlirimin e vendit. Në këtë periudhë u hapën edhe shkollat e para fillore në gjuhën maqedonase në disa fshatra të Prespës dhe Gollobordës. Fatkeqësisht, në fshatrat në zonën e Gollobordës si në fshatin Kërçisht i Epërm në Maqellarë shkollat në gjuhën maqedonase u lejuan deri në vitin 1949, ndërsa në zonën e Prespës dhe fshatin Vërnik, shkollat në gjuhën maqedonase nuk u mbyllën dhe këtu në kohën e sistemit komunist u lejua përdorimi i lirë të gjuhës amtare maqedonase, ruajtjen dhe zhvillimin e traditive kulturore, zakoneve etj.

Reforma Administrative-Territoriale

Edhe me ndërrimin e sistemit në fillimin e viteve 90-të pakica maqedonase vazhdoi të njihet në Bashkinë Pustec dhe fshatin Vërnik. Me reformën administrative-territoriale të vitit 2014 Komuna Pustec nuk u shkri dhe vazhdoi të egzistoj si Bashki për shkak të kriterit se banohej me pakicë kombëtare maqedonase e cila zyrtarisht njihesj nga shteti shqiptar.

Pakica maqedonase në Bashkinë Pustec është e integruar mjaftë mirë në jetën ekonomike, sociale dhe politike të vendit, por karakterizohen edhe nga ndërveprime sociale, kulturore dhe ekonomike intensive me shtetin e tyre amë. Nëpër tabelat e rrugëve dhe të shesheve kryesore të nëntë fshatrave, gjuha maqedonase është përkrah gjuhës shqipe. Korrikula mësimore tashmë është e plotësuar, me mësimin e gjuhës maqedonase deri në klasën e nëntë si dhe janë shtuar elementë për mesimin e gjuhës maqedonase edhe në arsimin parauniversitar.

Miratimi i Ligjit

Në planin politik dhe institucional, përfaqësues të komunitetit maqedonas kanë qenë aktivë në nivel vendor dhe qëndror. Themelimi i partisë Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian (MAEI) ka mundësuar përfaqësimin në pushtetin lokal, veçanërisht në Bashkinë Pustec, ku janë realizuar projekte për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e zonës. Në vitin 2019, për herë të parë, një përfaqësues i pakicës maqedonase u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sot, pakica maqedonase vijon të jetë një pjesë aktive e shoqërisë shqiptare. Ligji nr. 96/2017 garanton të drejtat e tyre për përdorimin e gjuhës amtare, përfaqësimin në administratën publike dhe zhvillimin kulturor. Megjithëse sfida mbeten, veçanërisht në fushën e arsimit dhe përfaqësimit jashtë zonës së Prespës, kontributi i pakicës maqedonase për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të hapur dhe shumetnike është i padiskutueshëm dhe i rëndësishëm për identitetin kombëtar të Shqipërisë.

Jetesa

Komuniteti maqedonas ka kontribuar ndjeshëm në jetën artistike, kulturore dhe letrare të Shqipërisë. Shkrimtarë, poetë dhe mësues nga kjo pakicë kanë qenë aktivë në ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore dhe në nxitjen e bashkëjetesës kulturore. Përmes botimeve në gjuhën maqedonase dhe pjesëmarrjes në aktivitete kulturore kombëtare, ata kanë pasuruar mozaikun multikulturor shqiptar. Revista “Mir”, gazeta “Prespa”, gazeta “Ilinden” dhe programe në Radio Televizionin Shqiptar në gjuhën maqedonase kanë qenë mjete të rëndësishme të promovimit të kulturës së tyre.

Komuniteti maqedonas në Shqipëri gjithashtu ruan dhe feston traditat e veta fetare dhe kulturore. Pjesa më e madhe e këtij komuniteti i përket besimit ortodoks lindor, dhe festat më të rëndësishme përfshijnë: Krishtlindjet Ortodokse (7 janar), Pashkët Ortodokse, Ditën e Shën Gjergjit (Gjurgjovden) – një festë e veçantë tradicionale pranverore, Ilindenin (Dita e Shpalljes së Kryengritjes së Ilindenit, 2 gusht), Ditët e emrave dhe festat e shenjtorëve ortodoksë që respektohen sipas kalendarit kishtar maqedonas. Këto festa shërbejnë si element lidhës i identitetit shpirtëror dhe kulturor të komunitetit maqedonas, dhe organizohen me pjesëmarrjen aktive të kishës, shkollave dhe shoqatave kulturore në vend.

Pakica

Kombëtare

Maqedonase

Pakica kombëtare maqedonase në Shqipëri përbën një

nga komunitetet më të vjetra dhe më të strukturuara në vend, me rrënjë të thella historike, kulturore dhe shoqërore në zonat lindore të territorit shqiptar. Prania e tyre dokumentohet që nga fillimi i shekullit XX, veçanërisht në zonën e Prespës (sot Komuna Pustec), Gollobordës, Kërçishtit dhe disa fshatra në qarkun e Kukësit. Pas Traktatit të Versajës më 1919, një pjesë e popullsisë maqedonase mbeti brenda kufijve të Shqipërisë, duke ruajtur identitetin, gjuhën dhe traditat e veta.

Pakica kombëtare maqedonase është e përqendruar në rreth 50 fshatra përgjatë

kufirit shqiptaro-maqedonas në zonën e Prespës në Bashkinë Pustec, në fshatin Vërnik në Bashkinë Devoll, në zonën e Gollobordës, në Bashkitë Librazhd dhe Bulqizë, në fshatrat Herbel dhe Kërçisht i Epërm dhe i Poshtëm në Bashkinë e Peshkopisë si dhe në zonën e Gorës në Bashkinë Kukës.

Pakica maqedonase u njoh zyrtarisht nga shteti shqiptar pas vitit 1945 në shenjë

mirënjohjeje për kontributin e saj të drejtpërdrejtë në Luftën Nacionalçlirimtare. Maqedonasit e Prespës dhe Gollobordës morën pjesë në njësi partizane dhe ndihmuan në përpjekjet për çlirimin e vendit. Në këtë periudhë u hapën edhe shkollat e para fillore në gjuhën maqedonase në disa fshatra të Prespës dhe Gollobordës. Fatkeqësisht, në fshatrat në zonën e Gollobordës si në fshatin Kërçisht i Epërm në Maqellarë shkollat në gjuhën maqedonase u lejuan deri në vitin 1949, ndërsa në zonën e Prespës dhe fshatin Vërnik, shkollat në gjuhën maqedonase nuk u mbyllën dhe këtu në kohën e sistemit komunist u lejua përdorimi i lirë të gjuhës amtare maqedonase, ruajtjen dhe zhvillimin e traditive kulturore, zakoneve etj.

Reforma Administrative-Territoriale

Edhe me ndërrimin e sistemit në fillimin e viteve 90-të pakica maqedonase vazhdoi të njihet në Bashkinë Pustec dhe fshatin Vërnik. Me reformën administrative-territoriale të vitit 2014 Komuna Pustec nuk u shkri dhe vazhdoi të egzistoj si Bashki për shkak të kriterit se banohej me pakicë kombëtare maqedonase e cila zyrtarisht njihesj nga shteti shqiptar.

Pakica maqedonase në Bashkinë Pustec është e integruar mjaftë mirë në jetën ekonomike, sociale dhe politike të vendit, por karakterizohen edhe nga ndërveprime sociale, kulturore dhe ekonomike intensive me shtetin e tyre amë. Nëpër tabelat e rrugëve dhe të shesheve kryesore të nëntë fshatrave, gjuha maqedonase është përkrah gjuhës shqipe. Korrikula mësimore tashmë është e plotësuar, me mësimin e gjuhës maqedonase deri në klasën e nëntë si dhe janë shtuar elementë për mesimin e gjuhës maqedonase edhe në arsimin parauniversitar.

Miratimi i Ligjit

Pakica kombëtare maqedonase ka vazhdimësi territoriale me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ka një kulturë etnografike të ruajtur mjaft mirë ndër vite. Spikasin veshjet e bukura popullore si dhe kengët dhe vallet e tyre. Pas miratimit të ligjit 96/2017 ”Për mbrotjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, pjestarët e pakicës maqedonase presin ti gëzojnë të drejtat e tyre në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

sqSQ