Pakica Kombëtare Egjiptiane

Egjiptianët e Shqipërisë tashmë janë një pakicë

kombëtare prezente dhe historike në Shqipëri dhe në Ballkan që prej shekullit XIII – XII p.e.s. Kjo pakicë kombëtare me origjinë nga Egjipti i lashtë përkon me epokën e revolucionit të hekurit. Kërkimi, eksplorimi, transporti i hekurit, nevoja për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të tjera fakte sociale, ishin arsyet e shpërnguljes në mënyrë të vazhdueshme nga Egjipti i lashtë drejt Ballkanit, pikërisht edhe në Shqipëri. Këto lëvizje të kësaj pakice përkojnë me kohën e Ramsesit të II- të.

Karakteristikat dhe Veçoritë Dalluese

Pakica Kombëtare Egjiptiane shquhet për mjeshtra të përpunimit/farkëtimit të hekurit dhe metaleve, të enëve të baltës/qeramikës dhe qëndistarisë. Në disa zona të Shqipërisë janë ruajtur me fanatizëm disa veshje popullore. Fizionomia antropologjike dhe ngjyra e errët lëkurës, vendbanimet pranë kalave të qytetetve respektive, këngët dhe vallet. Egjiptianët e Shqipërisë që prej lashtësisë shquhen për bashkëjetesë dhe harmoni me pakicat e tjera kombëtare dhe me Shqiptarët. 

Identiteti dhe Gjuha

Për shkak të përshtatjes, dëshirës për t’u integruar, shekujve, por edhe faktorëve të tjerë socio – ekonomik, politike, pozicionimit gjeografik, statusit si emigrant, gradualisht identiteti i Egjiptianëve filloi të zbehej gjatë Perandorisë Osmane në Ballkan. Si pasojë e këtyre faktorëve ndikues humbi edhe gjuha. Identiteti/emërtimi zyrtar është “Pakicë Kombëtare Etno – Kulturore”. 

Vendbanimet e Egjiptianëve të Shqipërisë

Kjo pakicë kombëtare gjëndet pothuajse në çdo qytet dhe fshtat të Shqipërisë. Përqëndrimi më i madh i tyre është në qytetet e Tiranës, Beratit, Korçës, Kuçovës, Elbasanit, Durrësit, Shkodrës, Gjirokastrës, Përmetit, Lezhës, etj. Numri zyrtar i pakicës egjiptiane në Shqipëri sipas censusit të vitit 2023, është 12.375 vetë.

Dita Kombëtare e Pakicës Egjiptiane të Shqipërisë është 24 Qershori.

Pakica

Kombëtare

Egjiptiane

    sqSQ