Pakica Kombëtare Boshnjake

Boshnjakët janë komunitet i vendosur

në Shqipëri që në vitin 1865. Shteti amë i këtij komuniteti është Bosnje – Hercegovina, e cila ndodhet në gadishullin e Ballkanit në pjesën juglindore të kontinentit europian. Boshnjakët janë një ndër tre minoritetet në Shqipëri që fituan statusin e pakicës kombëtare në tetor të vitit 2017.

Në vitin 1865 qindra familje boshnjake nga Poçiteli, Lubushki, Gacko, Nevesinje, Bllagaj, Domanoviqe, Stollac, Çaplina (rrethina të qytetit të Mostarit) etj., pasi shitën pronat e tyre, hipën në një anije në qytetin e Dubrovnikut, u nisën drejt Stambollit në kërkim të një jete më të mirë. Për shkak të një defekti anija u ankrua në portin e Durrësit. Atje thuhet se takuan një oficer i cili u tha se nuk kishin nevojë të shkonin deri në Satmboll. Ky fakt i shtyu boshnjakët të ndalonin aty, të bindur nga fakti se ndodheshin në një vend me fe dhe tradita të ngashme me vendin e tyre amë.

Ku Janë Të Përqëndruar

E patën shumë të lehtë vendosjen në Shqipëri. Zonat ku ata u vendosën ishin të pabanuara nga vendasit. Të gjithë sipërfaqen e banueshme e blenë me napolona floriri që i kishin fituar nga shitja e pronave në Bosnje.

Pakica Kombëtare Boshnjake vazhduan tꞌi mbronin tiparet e tyre identifikuese përmes bashkëveprimit me personat me të cilët bashkërendonin origjinën etnike. Minoriteti boshnjak në Shqipëri është i vendosur në 3 fshatra: Stari Borak, Borak dhe Koxhas që janë në kufi me njëri – tjetrin në qytetin e Shijakut. Boshnjakë ka gjithashtu në fshatrat Hamil dhe Libofshë, qytetet Shijak, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Shkodër, Lushnje etj.

Prej Sa Kohësh Janë Në Shqipëri

Pjesëtarë të komunitetit thonë se gjatë regjimit komunist nuk kanë patur probleme. Ata thonë se dëgjonin në radio të vendit të tyre dhe nuk kishte censurë në lidhje me origjinën e tyre. Boshnjakët kanë arritur të sjellin deri ditët e sotme një gjuhë e cila është trashëguar tek brezat pasardhës përmes praktikave komunikuese.

Një ndër “insitucionet” që e ka rritur kultivimin e gjuhës ndër vite është pikërisht familja. Që nga vendosja e tyre në Shqipëri në vitin 1865, Pakica Kombëtare Boshnjake kanë komunikuar mes tyre në gjuhën amë. Familjet boshnjake funksionojnë si një “institucion” i mirëfilltë në këtë aspekt. Brenda mureve të një familje boshnjake flitet vetëm boshnjakisht dhe nëse do vazhdojmë të flasim në konstektin institucional, ajo do të merrte edhe nocionin “gjuhë zyrtare”.

Integrimi Në Shqipëri

Një formë e integrimit të minoritetit boshnjak në Shqipëri, ka qenë pikërisht arsimi. Përgjatë kohës së qendrimit në Shqipëri, komuniteti nuk hoqi dorë nga përpjekjet për të futur në shkolla gjuhën minoritare. Këto përpjekje u konkretizuan në vitet 2006 – 2008, ku përmes nismës private të Kryetarit të Shoqatës Boshnjakët e Shqipërisë “ZAMBAK”, z. Fiqiri Kllari nisi mësimi i gjuhës boshnjake në shkollën e fshatit Borak.

Me marrjen e statusit të pakicës kombëtare në tetor të vitit 2017, boshnjakëve iu garantohet e drejta për arsim në gjuhën e tyre gjë që sjell një etapë të re në jetesën e tyre në Shqipëri, e cila nga integrimi në procesin arsimor të shumicës krijon një hapësirë të veçantë për të forcuar një tipar të identitetit e cila është pikërisht gjuha.

Kultura e boshnjakëve të Shqipërisë

Kultura e boshnjakëve të Shqipërisë shpalos një “mozaik” të rrokur mes traditave të trashëguara nga të parët e tyre dhe bashkëjetesës me vandasit. Dasmat te boshnjakët bëheshin dhe bëhen krejt ndryshe nga ato të shumicës shqiptare. Dasmat nisin pikërisht me vallen “Trepetlika, Trepetala puna bisera”. Një valle karakteristike boshnjake e cila luhet në çdo dasëm është pikërisht

“vallja katërshe”. Boshnjakët dallohen gjithashtu edhe për kulinarinë e pasur dhe të veçantë. Boshnjakët e Shqipërisë dallohen gjithashtu edhe për kulturën etnografike shumë të pasur, veshjet e tyre karakteristike, të ruajtura deri në ditët e sotme.

Kontributet

Pjesëtarët e komunitetit boshnjak në Shqipëri dallohen si bujq dhe blegtorë të zotë duke sjellë në Shqipëri kultivimin e disa kulturave bujqësore. Boshnjakët gjithashtu janë dalluar si artizanë të shumë të zotë në ushtrimin e disa zanateve si ndërtues, lëkurëpunues, metalpunues etj. Edhe sot ky komunitet është kontribues shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të zonës së Durrësit dhe më gjerë.

Ky komunitet ka nxjerrë shumë figura të shquara që kanë dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e arsimit, kulturës dhe sportit në Shqipëri.

Pakica

Kombëtare

Boshnjake

Boshnjakët janë komunitet i vendosur

në Shqipëri që në vitin 1865. Shteti amë i këtij komuniteti është Bosnje – Hercegovina, e cila ndodhet në gadishullin e Ballkanit në pjesën juglindore të kontinentit europian. Boshnjakët janë një ndër tre minoritetet në Shqipëri që fituan statusin e pakicës kombëtare në tetor të vitit 2017.

Në vitin 1865 qindra familje boshnjake nga Poçiteli, Lubushki, Gacko, Nevesinje, Bllagaj, Domanoviqe, Stollac, Çaplina (rrethina të qytetit të Mostarit) etj., pasi shitën pronat e tyre, hipën në një anije në qytetin e Dubrovnikut, u nisën drejt Stambollit në kërkim të një jete më të mirë. Për shkak të një defekti anija u ankrua në portin e Durrësit. Atje thuhet se takuan një oficer i cili u tha se nuk kishin nevojë të shkonin deri në Satmboll. Ky fakt i shtyu boshnjakët të ndalonin aty, të bindur nga fakti se ndodheshin në një vend me fe dhe tradita të ngashme me vendin e tyre amë.

Ku Janë Të Përqëndruar

E patën shumë të lehtë vendosjen në Shqipëri. Zonat ku ata u vendosën ishin të pabanuara nga vendasit. Të gjithë sipërfaqen e banueshme e blenë me napolona floriri që i kishin fituar nga shitja e pronave në Bosnje.

Boshnjakët vazhduan tꞌi mbronin tiparet e tyre identifikuese përmes bashkëveprimit me personat me të cilët bashkërendonin origjinën etnike. Minoriteti boshnjak në Shqipëri është i vendosur në 3 fshatra: Stari Borak, Borak dhe Koxhas që janë në kufi me njëri – tjetrin në qytetin e Shijakut. Boshnjakë ka gjithashtu në fshatrat Hamil dhe Libofshë, qytetet Shijak, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Shkodër, Lushnje etj.

sqSQ