Nënkryetari

Sead

Kazanxhiu

Sead Kazanxhiu është Nënkryetar i Komitetit për Pakicat Kombëtare që prej 25 marsit 2021. Ai është gjithashtu artist vizual dhe producent kulturor, pjesëtar i komunitetit rom, që jeton dhe punon në Tiranë. Në krijimtarinë e tij trajton tema të politikës, aktivizmit, përjashtimit dhe mjedisit, duke reflektuar mbi përvojat dhe sfidat e komunitetit rom në Evropë. Është fitues i çmimit “Ardhje 2022” për artistë të rinj shqiptarë dhe ka marrë pjesë në ekspozita ndërkombëtare të rëndësishme si Documenta fifteen (Gjermani), Triennale Milano, Manifesta 14 (Kosovë dhe Maqedoni e Veriut), Bienalja Mesdhetare dhe Bienalja Rome.

Kazanxhiu është diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe ka ndjekur studime në fushën e politikës dhe gjuhësisë në nivel ndërkombëtar. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i disa institucioneve të rëndësishme kulturore në rang ndërkombëtar, siEuropean Roma Institute for Arts and Culture (ERIAC), Parking Art Gallery dhe Qendra Kulturore St’han. Kazanxhiu konsiderohet një nga figurat më të spikatura të skenës së artit bashkëkohor në Shqipëri.

00355 4 22 56 843

Nënkryetari

Sead

Kazanxhiu

Sead Kazanxhiu është Nënkryetar i Komitetit për Pakicat Kombëtare që prej 25 marsit 2021. Ai është gjithashtu artist vizual dhe producent kulturor, pjesëtar i komunitetit rom, që jeton dhe punon në Tiranë. Në krijimtarinë e tij trajton tema të politikës, aktivizmit, përjashtimit dhe mjedisit, duke reflektuar mbi përvojat dhe sfidat e komunitetit rom në Evropë. Është fitues i çmimit “Ardhje 2022” për artistë të rinj shqiptarë dhe ka marrë pjesë në ekspozita ndërkombëtare të rëndësishme si Documenta fifteen (Gjermani), Triennale Milano, Manifesta 14 (Kosovë dhe Maqedoni e Veriut), Bienalja Mesdhetare dhe Bienalja Rome.

Kazanxhiu është diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe ka ndjekur studime në fushën e politikës dhe gjuhësisë në nivel ndërkombëtar. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i disa institucioneve të rëndësishme kulturore në rang ndërkombëtar, si

European Roma Institute for Arts and Culture (ERIAC), Parking Art Gallery dhe Qendra Kulturore St’han. Kazanxhiu konsiderohet një nga figurat më të spikatura të skenës së artit bashkëkohor në Shqipëri.

sqSQ