NJOFTIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË APLIKIMIT PËR THIRRJEN PËR PROJEKT-PROPOZIME 2026

Komiteti për Pakicat Kombëtare njofton se, në kuadër të thirrjes për projekt-propozime për vitin 2026, të shpallur në mbështetje të ligjit nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në zbatim të VKM nr. 769, datë 15.12.2021, “Për kriteret e mbështetjes së nismave dhe projekteve që synojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, si dhe kriteret e përzgjedhjes për financimin dhe administrimin e fondit për pakicat kombëtare”, dhe në përputhje me Udhëzuesin e Grantit të publikuar në faqen zyrtare të institucionit, ka vendosur:
 
Shtyrjen e afatit për dorëzimin e aplikimeve deri më datë 05 maj 2026, ora 16:30.
 
Afati fillestar për dorëzimin e aplikimeve ishte deri më datë 14 prill 2026, ora 16:30.
 
Ky vendim merret me qëllim:
• rritjen e pjesëmarrjes së organizatave dhe personave fizikë të interesuar
• garantimin e një procesi sa më konkurrues dhe gjithëpërfshirës
• si dhe në kuadër të përditësimit të faqes zyrtare të internetit dhe kalimit nga domain-i i mëparshëm www.komitetiperpakicatkombetare.gov.al në domain-in aktual www.komitetiperpakicatkombetare.al, çka mund të ketë ndikuar në nevojën për sigurimin e një informimi sa më të gjerë të palëve të interesuara
 
Të gjithë aplikantët e interesuar ftohen të dorëzojnë projekt-propozimet e tyre brenda afatit të ri të përcaktuar.
 
Dokumentacioni i plotë i thirrjes vijon të jetë i disponueshëm në faqen zyrtare të Komitetit për Pakicat Kombëtare (https://pakicatkombetare.al/).
en_USEN