Akte Nënligjore

Nxjerrja e akteve nënligjore për pakicat bazohet në dispozitat e ligjit nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në RSH-së” dhe detyrimet që rrjedhin nga Konventa Kuadër e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare”. Ky ligj dhe kuadri nënligjor në zbatim të tij parashikojnë dispozita për zbatimin e të drejtave specifike të pakicave kombëtare: vetë-identifikimi, mos diskriminimi, të drejtat arsimore, kulturore, ruajtja dhe zhvillimi i identitetit të tyre, përfaqësimi në jetën ekonomike, sociale, publike, etj, krijimin e kushteve dhe mundësive për ushtrimin e të drejtave specifike lidhur me përdorimin e gjuhës së pakicave në marrëdhëniet me autoritetet, përdorimin e emrave, mbiemrave, treguesit topografikë në gjuhën e pakicave kombëtare, mekanizmin institucional për përfaqësimin e pakicave dhe forcimin e rolit dhe kompetencave të Komitetit të Pakicave Kombëtare;

Krijimin e Fondit për Pakicat Kombëtare për mbështetjen e nismave dhe projekteve që synojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, ruajtjen dhe promovimin e identitetit të tyre të dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor, tradicional dhe fetar të pakicave kombëtare. Miratimi akteve nënligjore për zbatimin e këtij ligji veçanërisht për sa i takon mbledhjes së të dhënave, arsimit, përdorimit të gjuhës në marrëdhëniet me autoritetet administrative, bazohet në kriteret objektive dhe kriterin subjektiv (parimi i vetë-identifikimit), sië parashikohet edhe nga ligji nr.96/2017 mbi pakicat kombëtare dhe kriteret e parashikuara nga Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Zgjedhja subjektive individuale është e lidhur me kriterin objektiv përkatës të identitetit të personit (neni 3 i Konventës Kuadër).