Nënkryetari
Hasimin
Keci
Hasimin Keçi ka një përvojë të pasur në administratë publike, arsimin e lartë, shoqërinë civile dhe sektorin privat. Ai është diplomuar në inxhinieri ekonomike në Universitetin Politeknik të Tiranës me rezultate shumë të larta. Ka ndjekur studimet në programin master shkencor inxhinieri industriale me profil menaxhim dhe vlerësim projektesh në Universitetin Europian të Tiranës duke u diplomuar me rezultate të shkëlqyera. Me mbarimin e studimeve master, në nëntor 2021, fillon punën si pedagog. Z. Keçi zotëron aftësi të avancuara në menaxhim administrativ, menaxhim projektesh, raportim dhe komunikim ndërkulturor. Flet rrjedhshëm shqip dhe boshnjakisht, dhe ka njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe spanjolle. Është gjithashtu njohës i gjuhëve italiane dhe turke. Prej vitit 2021 aktivizohet si ekspert në projektet e BE për ngritjen e kapaciteteve në fushën e arsimit të lartë. Ka qenë aktiv në aktivitete vullnetare për ruajtjen dhe promovimin e kulturës dhe të drejtave të pakicës së minoritetit boshnjak që prej vitit 2016, përfshirë përkthimin dhe leximin e lajmeve në gjuhën boshnjake në RTSH dhe punën si mësues vullnetar i gjuhës boshnjake për fëmijët e atij komuniteti. Puna e tij karakterizohet nga përkushtimi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, nxitjen e tolerancës dhe përfshirjen e pakicave në jetën publike.
+355 68 60 24 090 +355 69 70 81 467








