NJOFTIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË DORËZIMIT TË APLIKIMEVE

Të nderuar aplikues,

Komiteti për Pakicat Kombëtare ju informon se, për shkak se data 6 qershor 2025, është ditë pushimi zyrtar, afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit për Thirrjen II për projekt-propozime “Diversiteti na bashkon: Ruajmë traditat dhe zakonet, ndërtojmë të ardhmen”, është dita e hënë, data 09 qershor 2025, ora 16:30.

Të gjitha aplikimet e dorëzuara deri në këtë datë do të konsiderohen të vlefshme.

sqSQ