Komiteti Për Pakicat
Kombëtare Në Shqipëri
Komiteti Për Pakicat Kombëtare në Shqipëri ka një rol thelbësor në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Shqipëri.

Baza Ligjore
Kush Jemi Ne?
Në Shqipëri

Komiteti për Pakicat Kombëtare është institucioni qëndror në varësi të Kryeministrit, i themeluar me Ligjin nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Me një rol thelbësor në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Shqipëri, Komiteti vepron si një organ këshillimor i qeverisë për çështje që lidhen me të drejtat, sfidat dhe nevojat e këtyre komuniteteve.
Pakica kombëtare në Shqipëri përfshijnë në mënyrë zyrtare: pakicën greke, pakicën maqedonase, pakicën arumune, pakicën rome, pakicën egjiptiane, pakicën malazeze, pakicën boshnjake, pakicën serbe dhe pakicën bullgare. Çdo një prej këtyre pakicave ka përfaqësuesin e vet në Komitet, duke siguruar një zë aktiv dhe të barabartë në proceset vendimmarrëse që prekin jetën e tyre.
Ne angazhohemi për të nxitur tolerancën, mirëkuptimin dhe bashkëjetesën mes komuniteteve të pakicave kombëtare dhe pjesës tjetër të shoqërisë shqiptare. Përmes monitorimit të zbatimit të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtat e pakicave, si dhe përmes propozimeve konkrete për përmirësimin e tyre, Komiteti kontribuon aktivisht në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.
Ekzistenca dhe roli i pakicave në Shqipëri nuk është vetëm një realitet historik, por edhe një pasuri kulturore e gjallë që pasuron identitetin tonë kombëtar. Diversiteti i pakicave kombëtare është një element kyç i trashëgimisë sonë, dhe për këtë arsye përbën një prioritet të veçantë në politikat tona.
Për më shumë mbi misionin tonë dhe për të ndjekur aktivitetet tona lidhur me pakicat në Shqipëri, ju ftojmë të eksploroni faqen tonë zyrtare dhe Portalin Social.

Rruga e Durrësit, ish-godina e Ministrisë së Mjedisit, Tiranë
00355 4 22 56 843

Aktivitete
dhe Shpallje
Në Shqipëri
Pyetje Të Shpeshta
Në Shqipëri
Cilat janë pakicat kombëtare në Shqipëri?
Në Shqipëri njihen disa pakica kombëtare si grekët, maqedonasit, vllehët/aromunët, romët, egjiptianët, malazezët, boshnjakët dhe serbët. Këto pakica kombëtare përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të diversitetit kulturor dhe historik të vendit.
Diferenca midis pakicave kombëtare dhe minoriteteve në Shqipëri
Termi pakica kombëtare përdoret për të përshkruar grupet etnike të njohura zyrtarisht nga shteti shqiptar, ndërsa minoritete shpesh përdoret në mënyrë të përgjithshme për të gjithë komunitetet më të vogla që jetojnë brenda territorit të Shqipërisë.
Ligje për të drejtat e pakicave kombëtare në Shqipëri
Të drejtat e pakicave në Shqipëri garantohen nga Kushtetuta, si dhe nga ligji nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, i cili siguron respektimin dhe promovimin e identitetit të tyre kulturor e gjuhësor.
Çfarë roli ka Komiteti për Pakicat Kombëtare në Shqipëri?
Komiteti për Pakicat Kombëtare është institucion shtetëror që punon për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave dhe minoriteteve në Shqipëri, duke përfshirë respektimin e gjuhës, kulturës dhe traditave të tyre.
Si ndihmohen minoritetet dhe pakicat kombëtare në Shqipëri?
Komiteti për Pakicat Kombëtare bashkëpunon me organizata vendase dhe ndërkombëtare për të forcuar përfaqësimin e minoriteteve dhe pakicave kombëtare në Shqipëri, përmes projekteve që lidhen me arsimin, kulturën dhe pjesëmarrjen sociale.
Cilat janë sfidat kryesore për pakicat kombëtare në Shqipëri?
Pakicat kombëtare përballen me sfida të ndryshme si ruajtja e gjuhës amtare, përfaqësimi i barabartë në institucione, si dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore. Për këtë arsye, shteti shqiptar dhe organizatat ndërkombëtare ndërmarrin programe të posaçme mbështetjeje.
Na Ndiqni
Kjo faqe interneti u prodhua me mbështetjen e projektit “Fuqizimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri”, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.
Komiteti Për Pakicat
Kombëtare Në Shqipëri
Komiteti Për Pakicat Kombëtare në Shqipëri ka një rol thelbësor në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Shqipëri.

Baza Ligjore
Kush Jemi Ne?
Në Shqipëri

Komiteti për Pakicat Kombëtare është institucioni qëndror në varësi të Kryeministrit, i themeluar me Ligjin nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Me një rol thelbësor në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Shqipëri, Komiteti vepron si një organ këshillimor i qeverisë për çështje që lidhen me të drejtat, sfidat dhe nevojat e këtyre komuniteteve.
Pakicat kombëtare në Shqipëri përfshijnë në mënyrë zyrtare: pakicën greke, pakicën maqedonase, pakicën arumune, pakicën rome, pakicën egjiptiane, pakicën malazeze, pakicën boshnjake, pakicën serbe dhe pakicën bullgare. Çdo një prej këtyre pakicave ka përfaqësuesin e vet në Komitet, duke siguruar një zë aktiv dhe të barabartë në proceset vendimmarrëse që prekin jetën e tyre.